“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Ndërkohë po ju njohim me artisten e kësaj jave. Është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj artistja të cilën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur këtë të shtunë.
Xhensila do të rrëfejë çdo të pathënë lidhur me karrierën e saj, hapat e parë në muzikë, sakrificat, vështirësitë e deri tek jeta e saj personale. Një intervistë si asnjëherë më parë, këngëtarja hap zemrën dhe flet pa ‘doreza’ për publikun, duke treguar një anë tjetër të sajën. Ndërkohë po ju njohim me disa nga këngët që Xhensila do të performojë këtë të shtunë…
1. Sekreti im
2. A e din
3. Uh Baby
4. Çika Çika
5. Çelësi i zemrës