Dafina Zeqiri është padyshim një nga artistet më të talentuara dhe më të pëlqyerat nga publiku shqiptar. Dafina po korr gjithashtu edhe një sukses shumë të madh edhe në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. Ajo numëron njëkohësisht disa projekte në klasifikim, plot 9 prej tyre. Zbulojini ato.

Murder on the dancefloor – vendi i 6-të

Dafina Zeqiri ka sjellë një nga projektet e saj më të fundit në bashkëpunim me Ron, një artist të ri për Top Awards. Bashkëpunimi i tyre titullohet “Murder on the dancefloor” dhe duhet thënë që i ka lënë të gjithë gojëhapur. Publiku e ka pritur goxha mirë këtë këngë dhe këtë mund ta kuptojmë fare mirë nëse i hedhim një sy komenteve nën videon e publikuar në YouTube. Të shumta kanë qenë reagimet pozitive të cilat e kanë cilësuar “Murder on the dancefloor” si këngën më të mirë të albumit të Dafinës, “Dafinë moj”.

Pa Ty – vendi i 9-të

Mbase projekti më i bujshëm i momentit ishte pikërisht “Pa Ty” e sjellë nga Cricket, Dafina Zeqiri dhe Muma. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet njësoj si në çastin e parë të publikimit të saj, për të mos thënë edhe më shumë. “Pa Ty” vazhdon të mbetet në preferencat e publikut dhe renditet në vendin e 9-të tashmë.

Vet e lype – vendi i 16-të

Dafina Zeqiri ka nxjerrë në treg albumin e saj “Dafinë Moj” ku ka sjellë dhe bashkëpunime me artistë të njohur. Një ndër to ka qenë dhe projekti me MC Kresha, i titulluar “Vet e lype”. “Vet e lype” përcjell një mesazh shumë të fuqishëm nga artistja dhe duhet thënë me plot gojën se është një projekt shumë unik. Tematika e kësaj kënge është fuqizimi i figurës së femrës dhe si e tillë në klip Dafina e revoltuar lufton për t’u dëgjuar zëri i gjinisë femërore.

Llafe llafe – vendi i 20-të

Ashtu si dhe titulli i kësaj kënge, “Llafe Llafe”,  Dafina këndon për një marrëdhënie që duket se nuk mund të funksionojë dhe se kanë mbetur vetëm ‘llafet’. Dyshja e artistëve shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe ky projekt është padyshim një hit.

Thirr Policine – vendi i 28-të

Bashkëpunimi i Arilena Ara-s me Dafinën ishte goxha i veçantë në fakt, të dyja ato arritën të provokonin shumë me videoklipin e tyre. Gjithashtu edhe kënga sillte ritme shumë tërheqëse.

Ti dho krejt – vendi i 46-të

Ky është projekti më i ri i Dafinës që ka hyrë këtë javë në klasifikim. Edhe pse vendi i 46-të nuk është fort i mirë për një hyrje të re nga artistja, gjasat janë që të rritet në pozicionim shumë shpejt.

Karma – vendi i 47-të

Në fakt kjo këngë është pak më ndryshe se projektet e fundit muzikore të saj të cilat kanë qenë me ritme verore ose këngë të qeta dashurie. Me anë të këtij teksti në këngën e saj më të re Dafi i jep forcë dëgjuesve të mos dorëzohen, pasi edhe pse gjithmonë do jetë dikush që do flasi keq duhet të ndjekësh ëndrrat e tua.

Japa – vendi i 48-të

“Japa” është prej 27 javësh si pjesë e klasifikimit të “Yhe Top List” dhe ende pëlqehet nga publiku ashtu si herën e parë kur u publikua.

Happy Birthday – vendi i 50-të

Ky projekt vjen si një urim i mirëfilltë për të gjithë ata që festojnë ditëlindjen e tyre. Nëse më parë ditën tonë të veçantë e shoqëronim me ‘himnin’ e ditëlindjes nga Dj Bobo me “Happy Birthday”, Dafina e ka zëvëndësuar më së miri me projektin e saj.