G4shi është një nga artistët shqiptar që karrierën e tij muzikore ka vendosur ta zhvillojë jashtë kufijëve shqiptar, pikërisht në Amerikë.
I rritur me muzikën e 2Pac, Jay Z, Dr. Dre dhe Eminem, G4shi është i vetmi hiphop-ist shqiptar i momentit që mund të krahasohet lehtësisht me yjet ndërkombëtar të momentit si Drake e shumë të tjerë. Duhet theksuar se talenti i tij ka rënë në veshët e producentit dhe këngëtarit të famshëm Jay-Z, megjithëse momentalisht punon si një artist i pavarur.
Projekti i tij u fundit muzikor nuk zhgënjen sigurisht. I publikuar në fillim të muajit shtator, kënga me titull “Personal” është bërë menjëherë pjesë e Top Listës, duke u pozcionuar në vendin e 10-të.
“Personal” ka ardhur me një videoklip tepër të thjesht, me regji të vetë artistit, duke vërtetuar se ajo që vërtet ka shumë rëndësi është muzika.