Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut, projektet e të cilit mirëpriten gjithmonë. Bëhet fjalë për Ardian Bujupin i cili zbulon nga një surprizë sa i përket projekteve muzikore që menjëherë shndërrohen në hite.
Ardian Bujupi ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Tranova”. Një projekt ky që u shoqërua me shumë thashetheme lidhur me një marrëdhënie romantike me modelen në klip, ish-konkurrenten e “Përputhen”, Jasmin Kadriu.
Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar kudo në rrjet, për shkak të afërsisë që ata tregonin në klip. Dhe këtu nuk po flasim vetëm gjatë xhirimeve, por edhe jashtë tyre.
Shumë kanë aluduar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë, ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.
Kënga e tij e re “Tranova” ia doli që të ishte kryefjala e mediava, por jo se Ardiani ka nevojë për të tillë ‘shtyse’. Padyshim ai di si të sjelli një frymë ndryshe dhe të veçantë dhe është kjo arsyeja që artisti pëlqehet kaq shumë nga publiku. “Tranova” renditet në vend të 71-të për këtë javë.