Një tjetër javë e re, të tjera surpriza të reja. Këtu e kemi fjalën për këngët të cilat janë hyrje të reja në listë të cilat na kanë habitur me pozicionimin e tyre.

E thënë kjo, një nga hyrjet e reja të kësaj jave është pikërisht edhe projekti “Mo jo” nga Kida. “Mo jo” është kënga më e fundit e artistes, pjesë e albumit të saj të publikuar vetëm pak ditë më parë, “Orchidea”.

Projekti është i pari nga albumi që publikohet edhe me videoklip, albumi përmban gjithsej 12 këngë. “Orchidea” u publikua njëkohësisht në të njëtën ditë me “Mo jo”, në ditëlindjen e 24-të të Kidës.

Surprizë, ose jo dhe aq, është fakti që kjo këngë ka arritur që të pozicionohet në Top 10 të klasifikimit të kësaj jave në “The Top List”. Më saktësisht “Mo jo” është renditur në vend të 9-të. Sigurisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi çdo projekt nga Kida arrin që të fitojë gjithnjë vëmendjen e publikut dhe është ndër më të preferuarat dhe që qëndron gjatë si pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards.