Ç’është e vërteta, fjalori i gjuhës shqipe është mjaft i pasur… Por, mesa duket jo çdo fjalë është e përshtatshme për t’u përdorur në tekste këngësh.
Dhe ka një arsye se pse e bëmë këtë parantezë. Siç mund ta keni vënë re edhe ju, artistët shqiptarë duket se kanë disa fjalë ‘të preferuara’ që përdoren më së shpeshti në tekste muzikore, ose të paktën nëpër tituj…
Mjaftojmë të marrim si shembull një nga projektet më të reja të kësaj jave në listë, “Ta dija” nga David Dreshaj dhe Blero. Një titull të ngjashëm kënge kemi hasur edhe tek Armaldo Kllogjeri me “Ta dije” apo edhe tek Alban Skënderaj me “Sikur Ta Dija”.
Një tjetër projekt i ri i javës është dhe “Luj” nga Dafina Zeqiri dhe Mc Kresha. Një titull të ngjashëm kemi hasur para pak kohësh dhe tek Klajvert dhe Lorenc Hasrama me “Luj, luj, luj”.
Ja disa shembuj të tjerë… Olimpia me “Dy buzë” dhe Semi me “Buzët”. “Hëna” është përmendur tek projekti i Lorenc Hasramës dhe Olsi Bylykut, si tek ai i Fifit.
Kida, Mc Kresha dhe Lyrical Son sollën bashkëpunimin “Fluturu”, e nga ana tjetër dhe La Fazni ka publikuar “Fluturoj”. Edhe fjala ‘e ëmbël’ duket se preferohet shumë. Këtë e gjejmë tek “Omel” e Ledri Vulës dhe Lyrical Son, si dhe tek “E amël asht” e Erik Lloshit dhe G-Bani.
Elgit Doda – Me ty Pa ty Luiz Ejlli – Pa ty Dhurata Dora – Pa Mu
E gjitha kjo duket të jetë edhe një rastësi. Por mund të jetë dhe fakti se disa fjalë thjesht janë më tërheqëse dhe të thjeshta për t’u përdorur në tituj këngësh.