Pas suksesit të padiskutueshëm të hitit “Mos u kthe”, Semi Jaupaj vjen me një tjetër projekt të ri. “Ani” titullohet kënga e saj më e re që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Gjatë këngës Semi Jaupaj flet për një djalë që tradhton të dashurën e tij i cili është i penduar, ndërsa ajo shprehet “nuk e di a do mundem ndonëjherë të ta fal.” Ndjekësit menjëherë kanë vërshuar në komente duke shkruar se kënga është përsëri një dedikim për Borën dhe Donaldin, ashtu si kënga “Mos u Kthe.”

Më tej në këngë flitet për tradhtinë, ndërsa vihet re fakti se fraza “Djalë ti nuk je normal” është përdorur më shumë se një herë në tekst. Megjithatë edhe pse në dukje shumë e ngjashme me historinë e tyre, vetë Semi nuk e ka konfirmuar këtë gjë. “Ani” renditet në vend të 15-të të listës për këtë javë.