Ghetto Geasy ka lançuar albumin e shumëpritur “5 Kurora” me plot 15 këngë. Projekti përmban si këngë solo, ashtu dhe bashkëpunime.
Ky album vjen si një kombinim i fuqishëm mes risive artistike dhe nostalgjisë, duke shënuar një ndër ribashkimet më të shumëpritura në skenën shqiptare të hip-hopit, një pjesë e Babastars bëhen bashkë sërish. Albumi përmban bashkëpunime të shumta me artistë të njohur si Ledri Vula, Mozzik, Tuna, Arilena Ara, Lumi B, MC Kresha, Melinda, Majk.
Megjithatë, vëmendjen e merr kënga “Niveli Baba”, e cila i bashkon në një projekt të përbashkët Ledrin, Skivin, Onat dhe Cozman, ish-anëtarët e grupit legjendar Skillz. Hatërmbetjet e tyre të dikurshme janë fashitur dhe Ledri renditet në dy bashkëpunime me Geasy. Po ashtu në album vijnë dhe Ergen NR, Ya Nina, Lyrical Son apo edhe Lluni.