Çfarë nostalgjie! Irma dhe Eranda Libohova na kthyen pas në kohë me hitet e tyre të paharrueshme.
Dy motrat e njohura artiste kanë qenë të ftuara speciale në spektaklin e kaluar të humorit “Portokalli”, ku argëtuan publikun në skenë si dhe teleshikuesit me perfomancën e tyre. Irma dhe Eranda kanë dhuruar një spektaklël të vërtetë në skenë, ku sigurisht publiku u argëtua dhe shoqëroi së bashku me to këngët.
Këngëtaret, të cilat jetojnë tek publiku me këngët e tyre jo vetëm në skenat e festivaleve por jo vetëm, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e tyre. Hitet e tyre të sjella në “Portokalli”, na kanë kujtuar edhe njëherë sa të pavdekshme janë këto këngë.