Mbrëmjen e së shtunës ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë.
Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit gara vazhdoi mes dy djemve, përkatësisht mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe Krist Dragot. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur 123 ditë, Luiz Ejlli rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe njëkohësisht fitoi edhe zemrat e shumë shqiptarëve.
Sigurisht që finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” do të vinte edhe me intervista ekskluzive për Top Albania Radio jo vetëm nga Tapeti i Kuq por edhe pas shpalljes së fituesit në studio. Nuk kishte si të mungonte dhe intervista e kryefjalës së momentit, Luizit, menjëherë pas kurorëzimit të tij si fitues i këtij spektakli të madh…
Si do e përshkruaje këtë moment?
Jam djali më i lumtur në botë, më me fat në botë, më i bekuar në botë… Kam vajzën më të bukur në botë… Më në fund do jemi pa kamera…
Cila është gjëja e parë që do bëni?
Do shkojmë në shtëpi… Do marrim veten njëherë.