Kejsi Tola u rikthye fuqishëm me projektin e saj muzikor “U Rritem” që padiskutim u shndërrua në një hit që në momentet e para të publikimit. Përtej këtij suksesi, Kejsi Tola vendosi të vijë me një tjetër version të kësaj këngë, me versionin akustik, i cili ka goditur menjëherë zemrat e publikut shqiptar.

Falë publikimit të këtij versioni, “U Rritem” është ngjitur me 69 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 15-të, një pozicion ky tepër i rëndësishëm në listën e “Top Awards”, e cila përbëhet nga 100 këngë.

E pyetur nga “Top Awards” se pse vendosi të vijë me versionin akustik të këngës, artistja e talentuar është përgjigjur: “Vendosa të bëj versionin akustik sepse doja të sillja një tjetër dimension të këngës pasi vërtet ishte një këngë vere por melodia e saj kisha bindjen që do bëhej edhe më e dashur për dëgjuesit po të vinte edhe më thjeshtë”.

Pastaj e pranoj që përgjithësisht versionet akustike të këngëve janë më intime dhe në stinë të caktuara ose në gjendje të caktuara emocionale, nxjerrin në pah shpirtin e vërtetë të atij që i dëgjon apo edhe të atij që i këndon, që në këtë rast jam unë“, përfundon këngëtarja.