# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Yon Idy

Yon Idy është një kantautor nga Shkupi. Emri i tij i vërtetë është Jon Ajdini, por duke qënë se këndon në gjuhën angleze, ai ka vendosur që emrin ta shkruajë si Yon, që të huajt të mos e lexojnë si Xhon por si Jon, ndërsa mbiemrin e ka thjeshtëzuar në Idy, që lexohet Ajdi, pa “ni” në fund.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka qënë i rrethuar me muzikë pais babai i tij është pronar i një stacioni radioje në Shkup, ku punon edhe nëna e tij.

Jon ka nisur të merret me muzikë relativisht vonë, ekzaktësisht në moshën 16-vjeçare, kur vendos të marrë kitarën e shtëpisë dhe me ndihmën e internetit mëson të luajë me të.

Brenda një periudhe të shkurtër, ai e kupton se dëshiron të krijojë këngët e tij, të kompozojë dhe të shkruajë tekste. Pa i mësuar mirë të gjithë akordet, ai mundohej të krijonte ndonjë gjë origjinale, ndonjë melodi të vetën. Muzika iu bë pasion dhe e kuptoi se ajo do të jetë gjëja kryesore me të cilën do të merret në jetë.

Ndërkohë që ka bërë debutimin e tij të parë muzikor me  “Gentle”, Yon premton një produktivitet muzikor në dy-tre muajt në vazhdim, pasi pritet të publikojë disa këngë të reja.

NEWS

2020-ta është si kënga e re e Yon-it...

Yon Idy është një tjetër artist, i cili ka vendosur që ta mbyllë 2020-të me një projekt të ri muzikor. “Got Me All Doën” mban titullin kjo prurje e re muzikore, në të cilën autor i këngës është vetë artisti. Kjo këngë, e cila ka marrë sugjerimet e duhura për...

Vera 2020 kthen Yon Idy në "The Top List" me "Back Around"

Debutimi i tij muzikor ka qënë relativish vonë, vitin e kaluar, por brenda një periudhe të shkurtër kohore, Yon Idy është shndërruar në një artist mjaft të pëlqyer për publikun shqiptar. Ndërkohë që ishte pikërisht “Gentle”, kënga debutuese, që e bëri kantautorin pjesë të klasifikimit zyrtar të Top Awards, ai...

Karantina nuk ka qënë pa rezultat për Yon Idy, publikon "Waste No Love"

Yon Idy është tashmë një emër i njohur për publikun e “Top Awards” pasi kantautori ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit. Yon, emri i vërtetë i të cilit është Jon, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 16-vjecare dhe që prej asaj kohe, muzika është një ndër...

Exclusive/Ja një arsye e fortë pse duhet ta dëgjoni dhe analizoni me kujdes këngën e re të Yon Idy

Një djalë shumë romanik i është shtuar tregut muzikor shqiptar dhe sigurisht publiku femëror është shumë me fat sa i përket këtij fakti. Yon Idy ka prezantuar prurjen e tij më të re muzikore, pas “Gentle”, falë së cilës këngëtari u bë pjesë e “The Top List” për herë të...

Hiti muzikor për interesantët e kësaj vere

Gjatë stinës së verës të gjithë artistët publikojnë projekte të reja muzikore, duke “luftuar” për këngën që do të shpallet hiti i kësaj vere. Ndërkohë që janë këngët ritmike ato që marrin votat maksimale, kjo verë vjen ndryshe pasi artisti më i ri, Yon Idy, ka vendosur të sjellë një...

Kush është Yon Idy?

“Gentle” është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “Top Awards” këtë javë. Përveçse është një publikim i ri muzikor, kemi të bëjmë gjithashtu edhe me një artist të ri në tregun muzikor shqiptar. Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të bëhet pjesë e klasifikimit të...