Ky artist nuk ndalon asnjëherë së na surprizuari! E për kë tjetër mund të jemi duke folur përveç se për Ibro Delin?!
Ibro rikthehet sërish në “The Top List” me një projekt super të veçantë. “Amalen” është kënge e tij e re, e cila i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”.
Dhe po, titulli i këngës ka atë kuptim që po ju shkon në mendje. Por hey, tashmë e dimë se si Ibro Deli nuk ka të dytë!
“Amalen” është kënga që do të dëgjoni gjatë gjithë verës, ‘e nxehtë’, plot ritëm dhe dinamike. Siç thotë dhe Ibro: “s’marr përgjegjësi nëse t’kallet kerri”.