Kida është një tjetër artiste shqiptare që po synon tregun ndërkombëtar. Disa muaj më parë këngëtarja e disa hiteve muzikore ka firmosur kontratën me shtëpinë diskografike amerikane “Sony Music”.

Duke qënë pjesë e kësaj studioje muzikore, Kida ka sjellë projektin e saj të parë në bashkëpunim me një emër ndërkombëtar.

Hcue, Dj i famshëm francez është ai që e ka ftuar Kidën në bashkëpunimin e titulluar “Don’t Say No More”, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar dhe atë francez.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë e dyshes është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur mjaft mirë. Falë votave të publikut, “Don’t Say No More” pozicionohet në vendin e 4-t, një vend ky mjaft favorit për listën zyrtare të “Top Awards”, e cila përbëhet nga 50 këngë.