Gjon’s tears ishte një nga hyrjet e reja të kësaj jave, i cili menjëherë zuri vendin e parë në klasifikimin e “The Top List”, duke rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Gjon zbuloi më shumë rreth vetes së tij dhe projektit të parë muzikor të titulluar “Babi”, e cila trajton një temë mjaft interesante.
Edhe pse mund t’ju duket një emër i ri në fushën e muzikës, në fakt me talentin e Gjon jemi njohur vite më parë, kur ai ishte një djalë 12-vjeçar, në konkursin e “Albanian’s Got Talent”, ku Gjoni arriti deri në finale.
Sikurse tregoi edhe në intervistën e tij se gjyshi i tij ishte personi i cili u bë shkak që Gjoni iu fut muzikës, në “Albania’s Got Talent”, ai ka qënë i shoqëruar nga gjyshi i tij, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Kanadaja.
Edhe pse u rendit në vendin e tretë në këtë “talent-show”, Gjoni 12-vjeçar u shpreh: “Eshtë njëlloj të jemi i pari apo i fundit sepse Zoti ka thënë më i miri le të fitojë“.
“Kam ardhur në “Albanian’s Got Talent” se mendoj që kam një talent të madh” këto janë fjalët e Gjonit në klipin prezantues dhe nuk ka gabuar aspak pasi tashmë Gjoni është një nga konkurrentët e “The Voice France”, performanca e të cilit mori vlerësime maksimale, duke ngritur publikun në këmbë dhe të katërt anëtarët e jurisë shtypën butonin e kuq.
Ndërkohë që presim me padurim që Gjoni të shkëlqejë në “The Voice France” dhe pse jo të shpallet fituesi i këtij “talent show”, ne vazhdojmë të shijojmë projektin “Babi”, refreni i të cilit është në gjuhën shqipe.