Kjo javë iu dedikua e gjitha mbrëmjes gala të 25-vjetorit të Top Albania Radio-s. Një event i rëndësishëm ku nuk mungonin dhe artistët më në zë të momentit.

Të ftuar këtë mbrëmje të veçantë, ishin Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata uruan Top Albania Radio-n për këtë 25-vjetor, teksa e cilësuan si radion më të famshme të trevave shqipfolëse.

Jemi shumë të lumtur që jemi sot këtu që të festojmë nje çerekshekulli të radios më të famshme në të gjithë shqiptarinë dhe trevat shqipfolëse.

Elgit Doda, artist pjesë e The Top List me jo një, por disa hite, falenderon publikun që e voton.

Për një artist që të jetë në Top Lista, më perfekt nuk ka. Falenderoj publikun dhe Top Albania Radio.