Reperi i njohur, Gjesti, ka ngjallur reagime me një video të publikuar në InstaStory, ku ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risish dhe stili të ri.
Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po jo nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua.
-u shpreh ai me tone ironike.
Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të showbizit.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime mbi gjendjen aktuale të industrisë muzikore shqiptare.