Edhe pse ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë jashtë kufijëve shqiptar, pikërisht në Amerikë, G4shi sigurisht që ka deportuar suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.
Artisti me origjinë shqiptare ka publikuar në muajin shtator “Personal”, i cili menjëherë u bë pjesë e renditjes së “The Top List”. Edhe pse nga java në javë, kjo këngë ka pësuar disa ulje dhe ngritje, ajo ka mundur t’i rezistojë prurjeve të reja për 4 javë rresht.
Por në javën e 45-të të klasifikimit, G4shi ka fituar 5 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 13-të. Me një videoklip mjaft të thjeshtë, ideuar nga vetë artisti, “Personal” po ecën suksesshëm në tregun muzikor dhe fansat ende vazhdojnë ta votojnë artistin e tyre në topawards.top-channel.tv.