G-Banit duket se nuk po i ndahet ende shpirti nga “Big Brother VIP”. Thënë kjo, artisti ka publikuar projektin e tij më të ri që lidhet pikërisht me këtë reality show.
G-Bani vjen këtë javë në “The Top List” me “Kujdes mikrofonin”. Dhe ashti siç e kuptuat tashmë, kjo është fraza aq shumë e përdorur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
G-Bani, ashtu siç edhe është shprehur, ia dedikon këtë këngë të gjithë zërave të Vëllait të Madh nga edicioni i katërt i “Big Brother VIP Albania”. Artisti e paralajmëroi këtë projekt në “Post Big Brother” rreth një muaj më parë.
Duket se edhe pse G-Bani ka dalë nga “Big Brother VIP”, BBV nuk del nga ai. “Kujdes mikrofonin” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe pozicionohet në vend të 50-të.