Jo shumë surpriza sa i përket klasifikimit të “The Top List” edhe për këtë javë. Pesë vendet e para nuk kanë pasur shumë ndryshim nga java e kaluar, teksa kreu qendron sërish i njëjtë.

Në vend të parë edhe për këtë javë kemi Yll Limanin me projektin e tij më të ri “Larg”. Kënga është prej plot katër javësh radhazi tashmë në krye.

Në vend të dytë, njësoj si javën e kaluar, qëndron Gjesti me “Veshu ndrequ”, me 13 javë pjesë të klasifikimit.

Vendi i tretë i takon sërish Gjestit me “Princesh”. Kënga është prej plot 33 javësh pjesë e listës dhe nuk ka pësuar ndryshim në renditje nga java që lamë pas.

Në vend të tretë, po ashtu njësoj si javën e kaluar, kemi Eglin, me “Jetë”, projekt që është prej 14 javësh pjesë e listës.

Top 5 e mbyll sërish Egli, këtë herë me bashkëpunimin e saj me Sergion, “Baby”. Kënga është rritur me një pozicion nga java e kaluar.