Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, ka bërë sërish zgjedhjen e duhur për të tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Vetëm pak ditë më parë, artistja e njohur na ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, duke na dhuruar një prej këngëve më “sweet” të saj.
“Indiane” titullohet prurja më e re muzikore e Fifit, në të cilin ka ardhur paksa ndryshe si në stil muzikor ashtu edhe në “look”. Për këtë videoklip, artistja ka vendosur të vijë bjonde, ndryshe nga indiantet të cilat dallohen për tiparet brune.
Me tekst të vetë artistes dhe muzikë të Kledi Bahitit, “Indiane” ka marrë sugjerimet e mjatueshme për t’u futur në “The Top List” por ajo çfarë bie në sy është renditja e saj e mirë, duke zënë vendin e 15-të, edhe pse është një hyrje e re muzikore.
Pavarësisht se është kritikuar nga disa fansa se po ofendon kulturën indiane, Fifi ia ka dalë të futet në 15 këngët më të dëgjuara dhe të votuara të javës.