Për Fifin mund të themi me bindje që është një artiste e kompletuar pasi përvec zërit të mrekullueshëm, ajo është një tekstshkruese mjaft e talentuar, duke shkëlqyer në cdo tekst që mban vulën e saj.

Fifi, e cila konsiderohet nga shumë fansa në rrjetet sociale si Adele shqiptare, performon në rryma të ndryshme muzikore por duket se baladat kanë shpirtin e saj dhe publiku e preferon së tepërmi në këtë interpretim të ëmbël.

Edhe pse ka preferuar që jeta e saj personale të mos jetë publike, në disa intervista të dhëna së fundmi artistja ka lënë të nënkuptohet se është në një lidhje dashurie.

Derimë tani ende nuk është e qartë se kujt i dedikohen lotët e Fifit por një gjë është e sigurt fansat e saj janë cmendur pas “Qaj”, duke e mbështetur dhe futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 33-të.