Fifi dhe Egli Tako, bashkuan forcat në një projekt muzikor që mban titullin “Ku je nis & Shuj Shuj”. Ky projekt që erdhi si bashkëpunim edhe me Dj Gimi O, ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” duke u renditur menjëherë në vend të pestë.

Megjithatë, historia pas publikimit të këngës bëri mjaft bujë në rrjet. Kohëve të fundit është përfolur për një ftohje mes dy këngëtareve të njohura, Fifi dhe Egli Tako, të cilat pak më parë kishin krijuar disa bashkëpunime muzikore dhe raporte të mira shoqërore.

Sipas mediave, shkaku kryesor i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje financiare që lindi gjatë bashkëpunimeve të tyre muzikore. Megjithatë, ndonëse lajmi mori dhenë në rrjet dhe media, fansat kanë vënë re që këngët e përbashkëta mes Fifit dhe Eglit, të cilat për një kohë të shkurtë ishin fshirë ose të padisponueshme në platformat muzikore, janë ripublikuar sërish.

E tashmë, Egli nuk vazhdon më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere. Këngëtarja tani i bashkohet labelit SBS Entertainment për menaxhimin e karrierës muzikore.