Fezz ishte e ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, ku ndau më shumë rreth rrugëtimit të saj artistik dhe projekteve më të fundit. Aktualisht, ajo është pjesë e “The Top List” me “Shine Star”, duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën muzikore. Me një stil të rafinuar dhe ndikime ndërkombëtare, Fezz po ndërton një identitet të fortë artistik dhe premton shumë për të ardhmen. Pikërisht ky projekt, ka një llloj zhanri që në Shqipëri nuk është shumë i prekshëm, por do të tentonte ajo që një gjë të ngjashme ta përshtaste me tregun shqiptar, apo të këndonte në shqip?
“Shine Star” është bërë më shumë edhe për të synuar më shumë tregje në të njëjtin moment, por e kemi menduar të bëjmë diçka në këtë lloj zhanri me tekstin në shqip. Unë jam rritur me dy tradita të ndryshme, gjuhë, dhe e ndjej shumë këtë dualizmin brenda meje. Do më pëlqente shumë ta vendosja edhe tek këngët e mia. Jo tek të gjitha, pasi unë ndihem shumë rehat edhe në anglisht, duke kënduar, por do më pëlqente edhe në italisht, edhe në shqip të bëja diçka në këtë lloj stili që kohët e fundit ka humbur pak edhe në tregun shqiptar, edhe në atë italian.
Kur kuptove që muzika për ty nuk ishte thjesht një hobi por karrierë e mirëfilltë?
Kur fillova gjimnazin dhe sakrifikoja shumë momente me shoqërinë për koncerte apo prova në akademi. Unë kuptova që i jap shumë rëndësi dhe duhet të bëja diçka me këtë pasion.
Cili është hapi i radhës?
Kënga e dytë del në maj, mbarova regjistrimet dhe po punohet. Kompozitori Fio Zanotti më dha hapësirën që të shkruaj unë tekstin e këngës dhe mendoj se jo të gjithë prodeucentët apo autorët do ma jepnin. Me datë 12 qershor tek Qendra Kulturore tek Kisha Ortodokse në Tiranë, do bëjmë një koncert me Fio Zanottin dhe super band-in e tij. Do kemi dhe disa surpriza të tjera që nuk po i them tani…