Në postimin e radhës në profilin e tij në Instagram, Noizy ka vendosur të falenderojë fansat e tij lidhur me suksesin e tij të radhës.

Reperi ka treguar se klipi i këngës së tij “Grande” i ka kaluar tashmë 5 milionë klikime edhe pse ka vetëm pak javë që është publikuar.

“Videoklipi i këngës “Grande” i ka kaluar 5 milionë klikime vetëm në pak javë. Të gjithë falenderimet shkojnë për fansat e mi të çmendur që e kanë bërë të pamundurën të mundur. Ju dua të gjithëve”, shkruan në postimin e tij Noizy.

“Grande” ka vetëm dy javë që është pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë është i renditur në vendin e tretë.