Adrian Gaxha është një këngëtar i cili ka thuajse 19 vjet në tregun muzikor shqiptar. Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë pikërisht vitin 2003, kur artisti erdhi me projektin muzikor, “Capkene”. Në këtë këngë artisti ka një ngjashmëri tepër të madhe si nga ana fizike dhe nga ana muzikore me këngëtarin turk Tarkan. Këngëtari ka marrë pjesë në disa festivale muzikore organizuar në Shqipëri dhe jashtë saj, duke u vlerësuar me disa çmime. Adriani madje ka qënë pjesëmarrës në “Top Fest 3” dhe “Top Fest 4”, duke rezultuar tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ndërkohë që nuk u ndal së prodhuari muzikë, viti 2008-të e solli artistin me një tjetër stil muzikor dhe këtu mund të përmendim këngën “Me Mungon”, të të cilën Gaxha duket se është frymëzuar nga artisti i njohur Justin TImberlake sa i përket muzikës por edhe performancës.

Në vitin 2012-të Adriani korri një super sukses me projektin e tij muzikor “Ngjyra e Kuqe” në bashkëpunim me Florianin, ku erdhi paksa edhe ndryshe sa i përket zhanrit muzikor. Kjo këngë përflitej se i dedikohej moderatores së njohur Luana Vjollca më të cilën Adriani ka qënë në një lidhje romantike. Pavarësisht se kurrë nuk pati një konfirmim nga vetë artisti për këto thashetheme, fansat ishin të bindur që kënga i përkiste Luanës.

Prej viti 2015-të dhe në vazhdim Adriani ka ardhur me disa bashkëpunime interesante, të cilat e kanë sjellë artistin mjaft të pjekur nga ana artistike me një muzikë që ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar. Mund të përmendim këtu bashkëpunimet me Lindon “Kalle” dhe “Asnihere”, dy këngë të suksesshme për këngëtarin, të cilat kanë qënë pjesë e klasifikimit të “Top Aëards”.

Vetëm pak ditë më parë, Adrian Gaxha ka bashkuar fuqitë me Vig Poppën për projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Lady Malena”. Eshtë pikërisht ky projekt muzikor, i cili e ka rikthyer Gaxhën në “The Top List” pas 108 javësh mungesë.

Pavarësisht ndryshmeve që ky këngëtar ka pësuar ndër vite, një gjë është e sigurt, fansat i kanë qëndruar gjithmonë besnikë muzikës së tij.