I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Arbër Salihu, i njohur ndryshe edhe si La Fazani. Artisti ka treguar më shumë rreth karrierës së tij muzikore, suksesit dhe fitores së çmimit të parë në Festivalin e Këngës në Kosovë para disa ditësh dhe jo vetëm…

Në filimet e tij La Fazani është prezanantuar dhe ka qenë pjesë e grupit që quhej Oborr.

Këngët e para të mia janë lansuar me grupin Oborri, kemi lansuar një album në vitin 2017, i kemi katër videoklipe gjithashtu të lansuara. Pastaj jemi shpërndarë, unë kam jetuar 1 vit në Vietnam.

La Fazani zbuloi se gjithmonë ka dashur ta vizitojë Azinë dhe udhëtimin në Vietnam për të ka qenë një nga më të bukurit dhe artisti tregon se e dashuron kulturën e atij vendi.

Në Vietnam kam shkruar edhe “Hajde me shuplakë” dhe “Gjemi do pare”, në Kosovë vetëm i kam përpunuar në stadet finale.

A do të shkonte sërish për frymëzim në Vietnam La Fazani?

Me shumë qejf kisha shkuar sërish, ndoshta jo për të jetuar po është diçka super nëse i ndan 3-4 muaj të jetës vetëm për të udhëtuar nëpër Azi. Ka shqiptarë edhe në Vietnam. 

Po për dashurinë  a do të shkonte artisti edhe matanë Vietnamit?

Për dashurinë unë jam kthyer nga Vietnami. Për atë vajzën dhe për Kosovën. 

Kur u rikthye në Kosovë si e gjeti Prishtinën duke qenë se i dedikojë edhe këngën “Oj Kosovë”?

E gjeta si Prishtina, si Kosova në një situatë shumë intensive shumë të zjarrtë dhe delikate. Kosova është vend shumë unik dhe i veçantë. Me problemet e veta por me një frymë të rinisë që është shumë insiruese kur je pjesë e saj. Që prej atëherë fillova të lansoja këngë solo. 

La Fazani ka marrë gjithshtu çmime edhe në film, në teatër dhe është i përfshirë edhe në muzikën e fëmijëve me kompozime. Duke qenë që është kaq i përfshirë me artin e tij mjaft të veçantë ku e sheh ai veten më shumë? Tek solo, tek teatri apo tek filmi?

Definitivisht prioritet gjithmonë kam pasur të shkruaj këngë për veten time që unë i këndoj por unë jam muzikant i pasionuar dhe për mua ajo që ka rëndësi është të kesh rastin të punosh me muzikë. Unë kur jam rikthyer nga Vietnami kam studiuar Kompozimin, kam qejf të bëj muzikë për filma dhe teatër. Gjithashtu e kemi një kanal edukativ në YouTube që lanson këngë për fëmijë. 

La Fazani tregoi gjithashtu se nuk është i sigurtë nëse do të ndjekë atë muzikën e jetës së natës. Pra e shikon veten e tij në artin e tij unik.

Unë jam mësuar të performoj me live band. 

Duke qenë se ai fitoi vendin e parë në Festivalin e Këngës në Kosovë, a kishte një këngë të preferuar apo një këngë që mund t’i trembej?

Nëse mundem të them, vendi i dytë i Angus Dai me këngën “Një zemër për dy”.