Pavarësisht se emri i tij nuk është i panjohur për publikun shqiptar, duket se projekti i tij më i fundit muzikor ka tërhequr vëmendjen, duke u bërë akoma më i njohur për publikun. Bëhet fajlë për Eri Dee, i cili ka ardhur me një bashkëpunim të ri dhe kësaj radhe ka zgjedhur Young Zerkën.

“Money” mban titullin prurja më e re muzikore e dyshes së talentuar, e cila është është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”

Po kush është Eri Dee?

Eri Dee, emri i vërtetë i të cilit është Erion Beshiri, është me origjinë nga Saranda por prej vitesh jeton në Tiranë. Fillimet e tij si Dj kanë qënë vitet 2000-2001. Pas shumë vitesh eksperiencë në klubet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë, vjen produksioni i tij i parë muzikor në vitin 2015-të dhe mban titullin “Booty”. Një vit më vonë, Eri Dee prezanton edhe tre projekte të tjera për publikun, të cilat rezultuan të suksesshëm dhe bëhet fjalë për Fifi & Eri Dee – Kus Kus, Gent Fatali & Eri Dee – Fishekzjare, Fifi & Eri Dee – Dope VHDZX. Rryma muzikore me të cilën Eri Dee performon nëpër klube është “House”, “Afro House”, “Afro Dance” dhe “Mombaton”.

Përvec Dj dhe producent, Eri Dee është dhe menaxheri i tre artistëve momentalisht. Janë pikërisht Ronela Hajati, Young Zerka dhe Bala (një artistë i ri), tre këngëtarët që momentalisht janë nën menaxhimin e Eri Dee.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Eri Dee ka zbuluar më shumë rreth projektit më të fundit muzikor dhe planet e tij në të ardhmen.

TA: Jemi në muajin tetor dhe ju duket se i keni ngritur më shumë temperaturat me këtë projekt muzikor, pse kjo zgjedhje?

Eri Dee: Po me thënë të drejtën nuk është se ka ndonjë arsye specifike por le të themi sic edhe ju u shprehet, për të ngritur pak më shumë temperaturat, të cilat ende vazhdojnë të jenë të larta.

TA: Për cfarë flet kënga?

Eri Dee: Po sic është edhe titulli “Money”, dallohet qartë që flet për paratë .

TA: Me cilët keni bashkëpunuar për këtë projekt muzikor?

Eri Dee: Në këtë projekt unë kam bashkëpunuar me mikun dhe shokun tim, Alandy-n, një nga producentët më të mirë që ne kemi në Shqiperi. Kurse në kitarë është Rubin Kasa, një djalë shumë i talentuar.

TA: Ku është xhiruar klipi?

Eri Dee: Klipi është xhiruar në jugun e Shqipërisë.

TA: Si është pritur nga publiku shqiptar?

Eri Dee: Me thënë të drejtën është pritur shumë mirë, kam patur shumë komente pozitive.

TA: Dj/Producent dhe Menaxher si arrin t’i kordinosh?

Eri Dee: Normalisht është e vështirë kërkon shumë angazhim dhe kujdes, por jam tip që di t’i ndaj dhe sistemoj gjërat në mënyrë që njëra me tjetrën mos të përplasen edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën gjë, muzikën.

TA: Keni menduar për bashkëpunëtorin/bashkëpunëtoren e radhës?

Eri Dee: Le të themi që e kam menduar por le ta lëmë surprizë.