Era Istrefi vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, duke sjellë herë pas here projekte që kombinojnë stilin ndërkombëtar me identitetin e saj artistik. I tillë është dhe ky i fundit.
Artistja sapo ka publikuar projektin e saj më të ri që mban titullin “Move on” dhe që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kënga kombinon elemente moderne të muzikës pop me një interpretim emocional nga këngëtarja.
Sa i përket klipit, Era ka treguar gjithmonë kujdes të veçantë për imazhin, dhe “Move On” nuk bën përjashtim. Një kujtesë për të ecur përpara, për të mos u ndalur tek ajo që ka kaluar dhe për të përqafuar ndryshimin.
Me këtë projekt, Era Istrefi vazhdon të dëshmojë se është një nga artistet më dinamike dhe të qëndrueshme në skenën moderne muzikore. Nëse kjo këngë është një tregues i asaj që do të vijë më pas, atëherë kemi arsye të presim edhe shumë surpriza nga ajo.