Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. “TKRKT” titullohet projekti i saj më i ri i cili është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Ky projekt vjen vetëm dy muaj pas suksesit të “Bebe”. Siç shquhet për stilin e paraqitjet unike, këngëtarja edhe në këtë videoklip është shfaqur në stilin e saj më të mirë.

“TKRKT” ashtu si dhe “Bebe” u pëlqye shumë nga fansat, të cilëve u kishte munguar shumë artistja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja. “TKRKT” e ka renditur Erën në vend të 19-të të listës.