Edhe pse kanë kaluar thuajse 10 muaj që nga publikimi i një prej projekteve më të rëndësishme të Era Istrefit, “Bonbon” vazhdon ende të dëgjohet dhe pëlqehet nga fansat, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
“Bonbon” i është rikthyer klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 18-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.
Ndërkohë që raportohet se artistja po përgatitet për projektin e saj më të ri muzikor, të cilin fansat e po e presin me padurim por pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë artistes duke e votuar vazhdimisht në topawards.top-channel.tv