Era Istrefi ka rikthyer vëmendjen me projektin e saj të ri muzikor, “Carbon 2000”. Pas një periudhe pauze prej disa muajsh nga muzika, këngëtarja e njohur është rikthyer me një këngë plot energji.

“Carbon 2000” është një prej hyrjeve më të reja të kësaj jave në listë. Ky projekt vjen plot ritëm dhe energji, ashtu siç vetëm Era di të sjellë.

Era Istrefi në “Carbon 2000” përzien elemente futuristike me një vibe urban, duke krijuar një këngë të freskët dhe të guximshme. Teksti i këngës flet për liri, forcë dhe transformim.

Ky rikthim i saj pritet të hapë rrugë edhe për projekte të tjera të suksesshme. “Carbon 2000” e pozicionon Erën në vend të pestë aktualisht.