Ajo po korr një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, ku së fundmi Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në ceremoninë mbyllëse të Kampionatit Botëror në Rusi, duke na bërë të gjithëve krenar.
Era arriti kulmin e suksesit të saj me projektin muzikor “Bonbon”, falë të cilit mori komente mjaft pozitive jo vetëm brenda kufijëve shqiptar por edhe jashtë saj, ku madje shumë njerëz e krahasonin me zërin e Rihanna-s apo të Sia-s.
Momentalisht Era po shijon suksesin e projektit të saj më të ri muzikor, “Prisoner”, i cili doli fillimisht në treg në muajin qershor vetëm në versionin audio por vetëm një javë më parë, kjo këngë ka ardhur e shoqëruar me një video muzikore.
I xhiruar në Xhamajka, klipi i kësaj këngë që i përket muzikës “reggae”, është mjaft i veçantë, në të cilin Era është shfaqur në forma perfekte trupore dhe me mjaft stil.
Në këtë videoklip, 24-vjeçarja shfaqet pranë një “të burgosuri”, me të cilin Era është shumë e dashuruar dhe bën çdo gjë për të.
“Prisoner” është futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare 6 javë më parë dhe këtë javë është ngjitur me 16 pozicione, duke lënë kështu të nënkuptohet se videoja e ka risijellë sërish në vëmendje këngën e artistes. Për këtë javë, “Prisoner” mban vendin e 63-të.