Pas shumë kohësh pritje, Era Istrefi publikoi projektin e saj muzikor “Redrum” në bashkëpunim me Felix Snow dhe duket se ka goditur në shenjë. Prej 3 javësh, artistja nuk po i ndahet kreut të “The Top List”, ku falë votave të publikut, “Redrum” është kënga më e pëlqyer momentalisht në tregun shqiptar.

Ndërsa vendi i dytë, si edhe javën e kaluar, i përket bashkëpunimit të suksesshëm të Dhurata Dorës dhe Dj Geek, “Ayo”, e cila për dy javë ka mbajtur vendin e parë.

Një sukses të jashtëzakonshëm ka korrur kënga me e re e grupit Familia Ideale, e titulluar “Jashte”, e cila falë votave të publikut është ngjitur me 25 pozicione, duke zënë vendin e tretë.

Një ngjitje të madhe ka patur edhe projekti muzikor më i ri i Kidës, i cili është ngjitur gjithashtu me 25 pozicione, ndërsa nuk ka patur të njëtin fat bashkëpunimi i këngëtares me Xhensilën, “Uh Baby”, ku për këtë javë ka humbur 37 pozicione.

Dy prurje të reja i janë shtuar klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë javë dhe bëhet fjalë për “Pse” të Renis Gjokës dhe “JOJO” të Enxhi Nasufit.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 67:

  1. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  2. Dhurata dora ft. Dj Geek – Ayo
  3. Familia Ideale – Jashte
  4. Samanta ft. 2ton – Bashk’
  5. Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt shokt e mi
  6. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est la guerre
  7. Andrra – Kalle Llamen
  8. Kida – Anderr
  9. Shpat Deda – Ninulle
  10. Butrint Imeri – E jona
  11. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  12. Getinjo ft. Kida – Ku je
  13. Gjiko – Yjet Nalt
  14. Dafina – Four Season
  15. Majk – Fund
  16. Olidena ft. Sergio – Ajer
  17. Hitboyz – Knej nga Durrsi
  18. Era Istrefi – Bonbon
  19. Alban Skenderaj – Dikur
  20. Ledri Vula – A jena mire
  21. Ghetto Geasy feat Majk – Ajo
  22. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  23. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  24. Majk – Kcen
  25. Ledri Vula – Kings
  26. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt nalt
  27. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
  28. Dhurata Dora – Vec Ty
  29. Stresi – Mos u dorzo
  30. Ronela Hajati – Mos ik
  31. Argjentina Ramosaj – Pse
  32. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  33. Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  34. Ylli Limani – Shiu
  35. Stine – Bela
  36. Soni Malaj – Pergjithmone
  37. Stine – Mama
  38. Elinel – Qmos (Predator)
  39. Stanaj – Romantic
  40. Besa ft. Flori – 123
  41. Blunt ft. Real – Suzi
  42. Ana Bakaj – Reckless
  43. Dren Abazi & zzo – Kur je me mua
  44. Edona Vatoci – Miremengjes
  45. Enxhi Nasufi – JOJO
  46. Xuxi – Seven Days
  47. Bojken Lako – Sekret
  48. Renis Gjoka – Sot
  49. Xhensila ft. Kida – Uh Baby
  50. Gjiko – Je shku