Prej 36 javësh “Bonbon” është bërë pjesë e “The Top List” dhe ende vazhdon të jetë pjesë e saj duke u pozicionuar në vendet më të rëndësishme të klasifikimit.
Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të këngëve të reja të artistes, “Bonbon” vazhdon ende të ketë magjinë e saj, duke bërë që fansat ta votojnë vazhdimisht këtë këngë duke përballuar për 36 javë konkurrencën e krijuar në “The Top List”. Vetëm këtë javë, kjo këngë është ngjitur 9 pozicione, duke u renditur në vendin e 13-të.
Prej disa muajsh artistja ka paralajmëruar projektet e reja muzikore por duket se Istrefi është e vendosur që të publikojë këngë që të kenë një sukses ndoshta më të madh se ai i “Bonbon”. Ndonëse shtëpia diskografike “Universal Media” ka qetësuar fansat duke treguar se shumë shpejtë do të kemi diçka të re nga artistja, akoma ska asnjë detaj të mëtejshëm.
Në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio, në fillim të muajit dhjetor, Era ka treguar se shumë shpejt do të ketë muzikë shumë të bukur nga ajo, por këngëtarja nuk ka dhënë një kohë të caktuar, duke lënë fansat në pritje. Pavarësishit kësaj pritjeje të madhe, një gjë është e sigurt, Era Istrefi nuk di të zhgënjejë.