Në disa prej intervistave të dhëna, Era Istrefi ishte shprehur se projekti muzikor që do të pasonte “Bonbon” do të ishte padiskutim më i mirë dhe Era vërtet nuk ka zhgënjyer.

Pas shumë muajsh punë, Era publikoi më në fund këngën e saj të shumëpritur, “Redrum”, në bashkëpunim me Felix Snow. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë arriti të merrte miliona klikime në “Youtube”, duke treguar se “Redrum” do të kishte një sukses të padiskutueshëm në vijim.

Në javën e parë që u fut në “The Top List”, ky projekt muzikor pozicionohej në vendin e 6-të por gjatë kësaj jave, ajo është ngjitur me 5 pozicione, duke marrë fronin e klasifikimit të “The Top List”.

Kjo javë ka sjellë mjaft ndryshime sa i përket renditjes si edhe projekteve të reja që janë bërë pjesë e klasifikimit. Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Knej nga Durrsi” e grupit Hitboys, e cila është ngjitur me 44 pozicione.

7 projekte të reja janë bërë pjesë e listës zyrtare në këtë javë, duke nxjerrë jashtë disa prej projekteve më jetëgjatë të “The Top List”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 65:

  1. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  2. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  3. Ledri ft. Lumi B – Krejt shokt e mi
  4. Dafina – Four season
  5. Majk – Fund
  6. Hitboyz – Knej nga Durrsi
  7. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  8. Butrint Imeri – E jona
  9. Elinel – Qmos (Predator)
  10. Shpat Deda – Ninulle
  11. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  12. Ana Bakaj – Reckless
  13. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est la guerre
  14. Stresi – Mos u dorzo
  15. Argjentina Ramosaj – Pse
  16. Stanaj – Romantic
  17. Ledri Vula – A jena mire
  18. Majk – Kcen
  19. Era Istrefi – Bonbon
  20. Andrra – Kalle Llamen
  21. Ghetto Geasy feat Majk– Ajo
  22. Alban Skenderaj – Stoli I trendafilave
  23. Olidena ft. Sergio – Ajer
  24. Alban Skenderaj – Dikur
  25. Xuxi – Seven Days
  26. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  27. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  28. Ledri Vula – Kings
  29. MC Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  30. Besa ft. Flori – 123
  31. Gjiko – Je shku
  32. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
  33. Bojken Lako – Sekret
  34. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  35. Dhurata Dora – Vec ty
  36. Stine – Bela
  37. Ylli Limani – Shiu
  38. Ronela Hajati – Mos ik
  39. Edona Vatoci – Miremengjes
  40. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  41. Soni Malaj – Pergjithmone
  42. Familia Ideale – Jashte
  43. Seven Saraqi – Ani nasht
  44. Blunt ft. Real – Suzi
  45. Stine – Mama
  46. Getinjo ft. Kida – Ku je
  47. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  48. Elvana Gjata – Njesoj
  49. Samanta ft. 2ton – Bashk
  50. Irena Metalla – Enderr

IN

Samanta ft. 2ton – Bashke

Irina metalla – Enderr

Dafina – Four Season

Stine – Mama

Familia Ideale – Jashte

Argjentina Ramosaj – Pse

Elinel – Qmos (Predator)

 

OUT

Janex ft Dabo – Wannabe

NRg Band – Thirrem

Familia Ideale – Per pak Drite

Stanaj – Aint love Strange

Arnon ft. Jonisa – 4u

Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo

Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Beautiful