DJ PM & DJ DAGZ vijnë me një tjetër bashkëpunim me një emër të madh të muzikës. Këtë herë ata bëhen bashkë me Era Istrefin për të sjellë “Peruana”.

Ky projekt është një ndër hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”. Kënga është një përzierje dinamike e rrymave moderne që ruan sensin karakteristik të muzikës së Erës, duke sjellë një energji të papërmbajtshme që i flet skenës ndërkombëtare.

Ky projekt padiskutim që zuri vend në listën e këngëve tipike që do të dëgjojmë gjatë gjithë verës. “Peruana” shënon një tjetër sukses për DJ PM dhe DJ Dagz dhe është një nga këngët e radhës të albumit të tyre.

“Peruana” nuk është thjesht një këngë, por një hit ritmik që vendos Erën dhe DJ Dagz & PM në qendër të vëmendjes këtë sezon. Një projekt që flet me zë të lartë për potencialin e skenës shqiptare për të krijuar produkte muzikore që nuk njohin kufij.