Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Kënga e saj e re e titulluar “Bebe”, e pritur me padurim nga të gjithë, duket se pati një pëlqim të madh nga ndjekësit, të cilët mezi e prisnin rikthimin e Erës. Kënga kapi 1 milion klikime vetëm brenda 1 dite. Jo vetëm për muzikën, por edhe videoklipi i saj u pëlqye shumë nga fansat, të cilëve u kishte munguar shumë stili i veçantë i bukuroshes.

Por duket se suksesi vazhdon për këngëtaren. “Bebe” arriti mbi 5 milion klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Suksesi në rritje i “Bebe” na solli ndërmend “Bonbon”.

Të gjithëve na kujtohet se sa bujë bëri në atë kohë ky projekt dhe që u kthye menjëherë në një hit të padiskutueshëm. Edhe pse tashmë kanë kaluar 6 vite që nga ajo kohë, “Bonbon” mund të quhet si arritja më e madhe e Erës, që bëri që ajo të hidhte hapa gjigantë në karrierën e saj muzikore. Por a do ta kalojë “Bebe” suksesin e “Bonbon”?

Edhe pse është ende herët për të folur për këtë, padyshim që projekti i ri i këngëtares po arrin që të thyejë çdo parashikim. “Bebe” tashmë është bërë viral në rrjet dhe është hiti i momentit.