E ftuar sot në “Ndryshe” me Salsano Rapi dhe Edea Demaliaj ishte Enxhi Nasufi. Ajo u shpreh për projektet e reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion, e shumë të tjera.

Kënga e re mendoj që do lërë një gjurmë të mirë. E quaj rikthim në muzikë, sepse ka disa vite që nuk bëj këngë të reja. Mendoj që nuk kam bërë muzikë të tillë më parë, mendoj është momenti i duhur. Është hera e parë që unë shkruaj tekstin vetë. Kënga e rë është ‘britmë shpirti’. Është baladë, del në 30 Maj. Dy do dalin shumë shpejt, pastaj të tjerat, një minialbum. E para titullohet “Ku je”.

Salsano: Është dedikim?

Enxhi: Mund të jetë. E kam shkruar vetë…

Salsano: Ke të dashur?

Enxhi: Për momentin jo, kam disa muaj… Po, kënga është për të dashurin e fundit.

Çfarë zgjedh ajo mes muzikës dhe televizionit?

Misioni im kryesor është muzika. Gjithmonë do jetë e alternuar me televizionin, mund të jesh një ‘showgirl’. Mendoj që media ka një fuqi të madhe, të të edukojë, të të japë vlera, nuk do e humbasë asnjëherë fuqinë… Vdes për “Top Awards”, “Top Fest” apo “The Voice of Albania”.

Çfarë profesioni do kishte Enxhi nëse nuk do ishte këngëtare apo prezantuese?

Do merresha me politikë, ose mund të isha një psikologe e mirë.

A është Shqipëria vendi ideal për Enxhin?!

Shqipëria është vendi ideal sepse ka shumë gjëra për të kontribuar. Arti është forma më e mirë për të treguar gjërat që ti nuk i pëlqen dhe mund t’i ndryshoje, është misioni i shpirtit tim të lë gjurmë.

A do merrte pjesë Enxhi Nasufi në “BBV”?!

Jo. Kam hyrë në një rrugë me këngë, projekte, e dua energjinë këtu, dua të fokusohem te këto gjëra. S’dua të bëj zhurmë me gjëra të tjera.