Enxhi Nasufi i kthehet pasionit të saj të madh, muzikës. “Ku je” është projekti i saj i ri, që e rikthen atë në tregun muzikor.

“Ku je” është balada muzikore, të cilën Enxhi e ka shkruar muaj më parë dhe ka ardhur si një përjetim personal i saji. Ashtu siç dhe e paralajmëroi në studion e “Ndryshe” në Top Albania Radio, kënga i dedikohet ish-partnerit të saj.

Siç edhe ajo e përmendi, kënga mban edhe dashurinë, edhe dhimbjen brenda saj. “Ku je” nga Enxhi Nasufi është një baladë e bukur dhe prekëse që flet për ndjenjat e dhimbjes, mungesës dhe zhgënjimit në dashuri.

Me një melodi të thjeshtë dhe një interpretim të ndjerë, Enxhi arrin të depërtojë thellë në emocionet e publikut. “Ku je” është një këngë që prek zemrat e shumë dëgjuesve, sepse flet për realitete që shumë i kanë përjetuar.