Emra Brah, me stilin e tij të veçantë sjell një tjetër projekt në klasifikimin e “The Top List”. Këtë herë pak më ndryshe nga ato këngët ritmike të cilat jemi mësuar të dëgjojmë nga artisti.
Kënga “Ça Than” është një nga publikimet më të fundit të artistit Emra Brah që hyn këtë javë në listë dhe që renditet në vend të 55-të. Kjo këngë sjell një përzierje mes emocioneve që lidhen me mungesën dhe vuajtjen e dashurisë.
“Ça than” është një krijim që hap dyer tek ndjenjat e brendshme të artistit, një dialog me zemrën që vuan mungesën dhe ndarjet për shkak të fjalëve të të tjerëve. Kjo këngë flet për ndarjen, për mungesën, dhe për dëshirën që ndoshta ka mbetur për t’u kthyer prapë.
Është një rrëfim emocional, një thirrje e brendshme nga një zemër e ndarë më dysh. Teksti i këngës është i ngarkuar me një lloj dhimbjeje që nuk ka nevojë për zë të lartë.
Emra Brah nuk flet për një ndarje klasike. Ai flet për një ndarje që nuk ndodhi nga zemrat, por nga fjalët e të tjerëve. Për një lidhje që u gërrye ngadalë nga dyshimet, opinionet, thashethemet. Ndoshta një situatë ku shumë mund të gjejnë veten…