Pa dyshim mund ta themi se kjo javë është e mbushur me plot bashkëpunime midis artistëve në tregun tonë muzikor. Olsi Bylyku dhe Emra Brah kanë bashkuar forcat për të sjellë “Vuj Vuj”, ku që nga titulli nënkuptohet që ka të bëjë me ndjenjat e emocionet pas një ndarje. Por kush është Emra, që vjen për herë të parë në Top Awards.

Emra Brah është një ndë artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ai e ka niaur karrierën e tij në vitin 2022, me këngën e tij solo “Ma vie”, me tekst nga vetë ai. Kënga e tij e radhës vjen në vitin 2024, kur ai publikob “Rehat”, sërisht me tekst të shkruar vetë.

Përveç projekteve solo, Emra ka bashkëpunuar dhe me disa artistë mjaft të njohur. Në gusht të 2023, ai bashkon forcat me Ronela Hajatin dhe Skerdin për të sjellë “Kaj Kaj”. Muzika e këngës vjen në bashkëpunim nga Ronela Hajati, Emra Brah & Skerdi, ndërsa orkestrimi është sjellë i punuar nga Xhoni Beats.

Pas këtij bashkëpunimi, Emra Brah vjen me Olsi Bylykun dhe sjellin “Vuj Vuj”. Ky projekt e sjell Emran për herë të parë në “The Top List”.