Prania e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammys” arriti të pushtonte kryeartikujt e mediave rozë në Shqipëri.
Ndërkohë që një pjesë e mirë e mediave komentuan se Elvana Gjata shkëlqeu me veshjen e saj në një prej ceremonive më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve, mediat e huaja arritën në përfundimin se veshja e këngëtares ishte e tmerrshme.
“E! News” ka shkruar se pjesa e sipërme e fustanit nuk është edhe aq e tmerrshme por disproporcioni në pjesën e poshtme është krejtësisht i papranueshëm.
Por pavarësisht këtyre reagimeve negative, fansat e këngëtares së hitit “Lejla” nuk janë shqetësuar aspak por kanë shijuar faktin që Elvana ka qënë e pranishme në këtë ceremoni.
Publiku gjatë kësaj jave ka votuar Elvanën, duke e ngjitur me 7 pozicione. E renditur në vendin e 15-të, “Lejla” ka 17 javë që qëndron në “The Top List”, duke bërë kështu që t’i rezistojë prurjeve të reja të artistëve shqiptarë.
Elvana raportohet se është duke punuar me producentë të suksesshëm amerikanë, duke qënë kështu e vendosur të hyjë në tregun ndërkombëtar.