Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të re “Si sheqer” dhe siç pritej, fansat e kanë pritur super mirë. Kënga ka një vibe shumë të lehtë dhe të ëmbël, që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë.
“Si sheqer” është një këngë me ritëm veror, perfekte që të të ngrejë humorin. Refreni është shumë ‘catchy’ dhe është nga ato këngë që e gjen veten duke e kënduar pa e kuptuar.
Elvana vazhdon të tregojë pse është një nga artistet më të suksesshme shqiptare. Ajo di gjithmonë si të sjellë projekte që lidhen menjëherë me publikun dhe edhe kjo këngë nuk bën përjashtim.
Edhe klipi është shumë ‘nice’, me ngjyra të gjalla dhe një atmosferë pozitive që shkon shumë me këngën. Gjithçka duket fresh dhe moderne, siç jemi mësuar nga Elvana. “Si sheqer” është kënga që do të na shoqërojë për një kohë mjaft të gjatë.