Elvana Gjata, një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare, ka sjellë një tjetër perlë muzikore me këngën “Lumja Toka”. Kjo këngë u paralajmërua para shumë kohësh dhe u bë menjëherë virale me refrenin e saj në rrjete sociale, ende pa u publikuar.

Dhe ishte çështje kohe, që që me lançimin e saj, kënga të konsiderohej hit i menjëhershëm i verës. “Lumja Toka” është një nga hyrjet e reja të javës, që e pozicionoi Elvanën në vend të dytë të listës.

Një nga aspektet më të veçanta të këngës “Lumja Toka” nga Elvana Gjata është mënyra se si ajo ndërthur mjeshtërisht elementet etnike shqiptare me ritmet dhe prodhimin modern muzikor. Përdorimi i motiveve tradicionale në melodi, veshje, instrumentacion dhe vokal, krijon një ndjesi lidhjeje të fortë me rrënjët kulturore shqiptare, ndërsa beat-et bashkëkohore dhe struktura pop e këngës e bëjnë atë të qasshme për publikun e sotëm.

Kjo simbiozë muzikore jo vetëm që i jep këngës një identitet të veçantë, por gjithashtu dëshmon për aftësinë e Elvanës për të respektuar traditën duke e sjellë atë në një format modern dhe artistikisht të rafinuar. Elvana Gjata ka treguar shpesh aftësinë e saj për të eksperimentuar me zhanre të ndryshme, por në “Lumja Toka” ajo tregon një anë tjetër shumë simpatike.