Elvana Gjata dhe Stanaj kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin e tyre “Moment”. Kënga ka qëndruar për 5 javë radhazi në vendin e parë të klasifikimit të “The Top List”, duke vendosur një arritje të madhe.

Ky sukses vjen pas rekordit të mëparshëm vetëm disa javë më parë, të mbajtur nga Yll Limani me hitin e tij “Me ta ni”.

“Moment” ka arritur të pushtojë publikun falë kombinimit të zërit karakteristik dhe emocional të Elvana Gjatës me stilin modern dhe ndërkombëtar të Stanaj. Kënga sjell një atmosferë të ndjerë dhe një prodhim cilësor që e bën të dallojë lehtësisht në tregun muzikor aktual.

“Moment” është një ndër këngët më të ndjera të momentit dhe jo më kot ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut. Elvana Gjata, tashmë një emër i konsoliduar në industrinë muzikore, dhe Stanaj, me përvojën e tij ndërkombëtare, kanë dëshmuar se kombinimi i talenteve mund të krijojë projekte që tejkalojnë pritshmëritë.