Prej kohësh Elinel kishte munguar në klasifikimin e “The Top List”. Megjithatë duket se lutjet e fansave janë dëgjuar dhe ai së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, “Nëpër kohë”. Elinel është një nga artistët më të talentuar të “Top Awards” dhe projektet e tij dëgjohen gjithmonë me shumë kënaqësi.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe “Nëpër kohë” nuk ka zhgënjyer aspak fansat e shumtë të artistit, që duhet thënë se po e prisnin me padurim një projekt të ri nga ai. Elinel ka treguar përsëri talentin që e karakterizon në rimat e tij poetike në këtë këngë të re.

Dimë të themi se presim që kjo këngë të arrijë sa më lart në klasifikim duke marrë parasysh dhe që publiku e ka pritur mjaft mirë. Momentalisht “Nëpër kohë” renditet në vend të 44-të të renditjes në “The Top List”.