Edhe pse ka disa kohë që është futur në tregun muzikor shqiptar, Killua derimë tani nuk kishte bashkëpunuar me ndonjë artistë të famshëm por momenti i tij ka ardhur pasi këngëtari ka bashkuar fuqitë me Elgit Dodën.

“Dhurate Prej Saj” mban titullin ky projekt muzikor, për tekstin e të cilit janë kujdesur Klea Huta dhe Killua ndërsa muzika sigurisht që mban vulën e Elgit Dodës.

Në këtë këngë, dyshja ka ardhur mjaft romantike, ku madje Elgiti është krahasuar me këngëtarin e famshëm kanadez, The Weeknd, ndërsa shumë fansa kanë vlerësuar vokalin dhe stilin e veçantë të Killua, i cili është i njohur për publikun shqiptar, falë disa projekteve të mëparëshme të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Killua, emri i vërtetë i të cilit është Aris Demaj, është i njohur më së shumti për bashkëpunimin e tij me Arnon për projektin “Te Molla”, i cili korri një super sukses jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijve të saj.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, “Dhuratë Prej Saj” është futur menjëherë në klasifikim, duke u renditur në vendin e 74-të. Nëse kjo këngë do të ketë sukses, mbetet për t’u parë në javët në vazhdim dhe kjo është në dorë të fansave të dyshes.