Një surprizë apo jo dhe aq?! Kreu i kësaj javë shkoi për këngën “TL” apo ndryshe “Toxic Love”, nga Elgit Doda.

Një projekt ky që u prit mirë dhe u pëlqye aq shumë nga publiku, sa kudo që shkojnë mund ta dëgjojmë këtë këngë që luhet në sfond. Elgiti na ka mallëgjyer aq shumë me “TL” sa ishte çështje kohe që të rrëmbente fronin.

Një meritë e madhe për suksesin e këtij projekti është dhe e Donald Veshaj. Aktori i njohur i humorit është duke shijuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, nga ku dhe pranoi që tekstin e “TL” e kishte shkruar vetë ai.

Dhe madje jo vetëm kaq, por ai në atë kohë tha se ishte bazuar në historinë e tij personale. Dhe sigurisht që të gjithë e dimë që është fjala për lidhjen e tij me moderatoren Bora Zemani.

Tani kjo këngë do të lidhet ngushtë me marrëdhënien e tyre dhe me atë skenën e puthjes mes tyre gjatë spektaklit live të “Big Brother”. Tani ne nuk kemi të ngopur me bashkëpunimin e Elgitit dhe Donaldit.

Parashikojmë që “TL” do të qendrojë gjatë në klasifikim dhe ndërkohë, a mund të kemi një tjetër bashkëpunim nga dyshja tani aq e suksesshme?!