Elgit Doda ka prezantuar këngën e tij më të re, të titulluar “TL”, që nënkupton “Toxic Love”. Një këngë kjo mjaft interesante, ashtu siç Elgiti di të përcjellë tek publiku dhe duhet thënë se është pritur mjaft mirë.

Ajo që bie në sy në videoklipin e këtij projekti është se Donald Veshaj është protagonist në të. Donaldi është mjaft i njohur si aktor humori, por tashmë është dhe pjesë e “Big Brother VIP”. Shumë e kanë komentuar këtë si marketingun e duhur për “TL”.

Por në fakt ajo që pak prej jush mund të dini është se vetë Donaldi është kujdesur për tekstin e kësaj kënge, madje siç ka pranuar dhe vetë ai është frymëzuar nga eksperienca personale. Megjithatë, ne nuk mendojmë se Elgiti e ka shfrytëzuar imazhin e Donaldit në këtë projekt.

Përkundrazi, Elgiti di që çdo këngë e tij shndërrohet shumë shpejt në hit dhe ne jemi të sigurtë që e tillë do të jetë dhe “TL”. Ndoshta dhe shumë prej fansave të tij dhe dëgjuesve mund të kenë parë paksa një pjesë të vetes në këtë projekt, mund të kenë përjetuar të paktën një herë një dashuri të tillë, toksike por shumë intensive. “TL” momentalisht renditet në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”.